Bashkë për Minimumin Jetik
Më 2 tetor 2022, aktivistët e Organizatës Politike shpallën hapjen e fushatës për iniciativën e një projekligji nga qytetarët për njohjen zyrtare të Minimumit Jetik në Shqipëri.
Miratimi i këtij projekligji është një nevojë jetike e vendit tonë, në kushtet ku rreth 900 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë, ku pagat dhe pensionet janë më të ulëtat në rajon, dhe ku çmimet e produkteve bazike u disa-fishuan si pasojë e krizës energjitike.
Projektligji nga qytetarët
Miratimi i këtij projektligji nga parlamenti do të saksiononte me ligj sigurimin e të ardhurave prej 20.000 lekësh (të reja) për çdo qytetar i cili – përmes punës apo për shkak të papunësisë – nuk e përmbush këtë prag minimal mbijetese. Kjo nismë do të bënte që edhe të gjitha pensionet në vend të mos shkonin poshtë kësaj vlere, të rritej asistenca e papunësisë dhe e invaliditetit, pagat minimale, etj.
Përfitues të tërthortë janë gjithashtu bizneset e vogla dhe ekonomia në përgjithësi. Rritja e fuqisë blerëse e pjesës më të madhe të konsumatorëve do rriste mirëqenien dhe konsumin. Niveli i shtuar i të ardhurave për jetesë do të ndalte fluksin e punëtorëve që emigrojnë jashtë vendit, çka shkakton edhe mungesën e fuqisë punëtore për bizneset e vogla.
Data 9 dhjetor 2022 shënoi përmbylljen e fushatës që u kurorëzua me mbledhjen e 21.300 firmave të qytetarëve të Tiranës e mbarë vendit. Në këtë kauzë të përbashkët u angazhuan mbi 120 aktivistë e anëtarë të Organizatës Politike, si edhe shumë qytetarë që na u bashkuan rrugës për plot 63 ditë.
Me dorëzimin e firmave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ne kemi hedhur vetëm hapin e parë drejt realizimit të kësaj ideje. Ne vetëm sa u kemi përplasur në fytyrë atyre që uzurposjnë ndenjëset e Parlamentit shqiptar, vullnetit e qytetarëve. Nëse ata zgjedhin ta injorojnë atë, ne zotohemi që këtë vullnet ta riafirmojmë përmes organizimit të protestave popullore.