AKSIONE PËR KAUZËN PUNËTORE
Në 30 vjet lirie mediatike, fjala "punëtor" është zhdukur thuajse tërësisht nga leksiku publik.
Organizata Politike, gjatë aktivitetit të vet prej 12 vjetësh është angazhuar edhe në një numër aksionesh me qëllim promovimin e kauzës punëore dhe sjelljen e saj në vëmendjen e opinionit publik.
Aksione të Organizatës Politike ndër vite
19 gusht 2011 - I bahskohemi grevës së minatorëve të Bulqizës
1 Maj 2014 – Protestë për kushtet në punë
8 qershor 2016 - I bashkohemi protestës së punëtorëve të hekurudhës në Durrës
19 korrik 2016 - Takim me minatorët e Bulqizës
13 tetor 2016 - Takim me punëtore fasonerie në Shkodër
1 maj 2017 - Protestë e minatorëve në Bulqizë
1 maj 2017 - Aksion tek Ministria e Mirëqenies Sociale në përkujtim të mbi 200 punëtorëve të vrarë në punë
26 prill 2017 - Aksion me graffiti në rrugët e qytetit për kujtimin e mbi 200 punëtorëve të vrarë në punë
29 prill 2017 - Hapja e banderolës për punëtorët në autostradë
1 maj 2018 - Aksion tek Ministria e Infrasktrukturës dhe Energjisë për minatorët e vrarë në miniera
1 maj 2019 - Takime ndërgjegjësuese me punëtorët në rrugët e Tiranës
17 nëntor 2019 - Hapja e banderolës në përkujtim të punëtorit Naim Idrizi
12 dhjetor 2019 - Hapja e banderolës në stadium në solidaritet me minatorët
21 mars 2020 - Aksion për kushtet e punëtorëve në punë gjatë pandemisë
1 maj 2020 - Thirrje publike për mbyllje e call-centre, minierave, fasonerive
20 gusht 2020 - Aksion tek Inspektoriati i Punës për heshtjen ndaj rasteve të vdekjeve në punë
12 shtator 2020 - Aksion me graffiti me emrat e 200 punëtorëve të vrarë
1 maj 2021 - Takim me punëtorët e Bulqizës dhe punëtoret e fasonerisë
22 shtator 2021 - Aksion përpara kryeministrisë për 53 minatorë të vdekur gjatë qeverisjes së Edi Ramës
1 maj 2022 - Protestë për minimumin jetik dhe të drejtat në punë