Lëvizja Bashkë është një grupim i lirë qytetarësh që bazohet te kontributi vullnetar i anëtarëve të saj.
Ne nuk financohemi nga oligarkë apo burime të padeklaruara, sepse ne jemi dhe ngelemi të pavarur nga interesat gllabëruese të atyre që përvetësojnë padrejtësisht pasurinë publike.
Prandaj, në këtë hap të ri që po ndërmarrim, të ardhurat tona do të varen nga kontributi i të gjithë qytetarëve shqiptarë – brenda vendit dhe në diasporë – të cilët besojnë te ndershmëria dhe përkushtimi ynë për të sjellë ndryshime rrënjësore në politilkën dhe shoqërinë shqiptare.
Llogaria bankare ku mund të kontribuoni do hidhet së shpejti në këtë faqe, pasi të ketë dalë vendimi i gjykatës për njohjen zyrtare të Lëvizjes Bashkë.