Kongresi themelues

Previous
Next

Themelohet Lëvizja Bashkë

 

Më 18 dhjetor 2022 u mbajt kongresi themelues i partisë së re. Në të morën pjesë mbi 200 nga anëtarët e Lëvizjes Bashkë, cilët demokratikisht miratuan Statutin dhe Manifestin e Lëvizjes.  levizjabashke.al (për momentin mbi faqen po punohet dhe do të jetë gati për pak ditë). Në kongres gjithashtu u zgjodh kryetari i Lëvizjes Bashkë – Arlind Qori dhe Këshilli Koordinues i përbërë nga 50 anëatarë. dyja këto pozicione të zgjedhura për herë të parë kanë një mandat 1-vjeçar.

Pas dhjetë ditësh punë në terren, aktivistët e Lëvizjes Bashkë tejkaluan pragun ligjor të 3000 nënshkrimeve për themelimin e partisë. Çdo punëtor, student, pensionist, profesionist e sipërmarrës i vogël që ka nënshkruar na ka dhënë kurajë e shpresë se bashkë do të kalojmë çdo pengesë e vështirësi, se do të mposhtim klikën keqbërëse në krye të sistemit partiak dhe oligarkinë ekonomike parazitare.

Në datat 26 dhjetor dhe 16 janar janë mbajtur dy mbledhjet e para të Këshillit Koordinues të Lëvizjes Bashkë. Në këto mbledhje, në përputhje me Statutin, u zgjodhën strukturat drejtuese të Lëvizjes. Në pozicionin e Sekretarit Organizativ u zgjodh aktivistja Mirela Ruko. Në pozicionet e Sekretariatit u zgjodhën aktivisët: Alfred Bushi, Anxhela Nasto, Jani Marka, Klodian Leka, Kristjan Zoto, Redi Muçi, Vitori Çipi (si dhe Kryetari dhe Sekretari Organizativ që i bashkëngjiten kësaj strukture). Në pozicionin e financierit u zgjodh aktivisti Xhuliano Bregasi. Në pozicionet e Këshillit të Etikës dhe Statutit u zgjodhën aktivistët: Arsita Mati, Bislim Lakna dhe Redi Koçiaj.

 

Skip to content