Transport publik
Organizata Politike është angazhuar që në fillesat e saj për një transport publik cilësor e të lirë. Kemi kundërshtuar fuqimisht rritjen e çmimit të biletës në Tiranë në mars të vitit 2014, që kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, me anë të diskutimeve publike dhe protestave. Kemi kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës në vitin 2016 dhe heqjen e abonesë së përgjithshme në qershor të këtij viti nga ana e Erjon Veliajt. Pas ndërmarrjes së një peticioni të firmosur nga mbi 11.000 qytetarë të Tiranës dhe organizimit të një proteste përballë Bashkisë së Tiranës më 25 qershor 2021, kjo e fundit u detyrua ta rivendoste abonenë.
Sidoqoftë kauza e transportit publik ngelet ende e pranishme për shkak të kushteve skandaloze dhe rritjes konstante të çmimit të biletës. Me rëndësi jetike është plotësimi i të gjitha kërkesave qytetare – nga përgjysmimi i çmimeve për të papunët, pensionistët dhe punëtorët me pagë minimale te shërbimi dinjitoz brenda autobusëve dhe me shpejtësinë e duhur.
Transporti publik në Tiranë mbetet kaotik dhe diskrimunues, ku më të prekurit janë punëtorët dhe të varfrit.