Previous
Next
Kundër armëve kimike
Bashke me shumë qytetarë, iu bashkuam protestës së 12 nëntorit para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej 12 nëntorit deri në buzëmbrëmjen e 16 nëntorit kemi qëndruar në sheshe, disa prej nesh edhe duke e gdhirë bashkë me protestues të tjerë.
Ne ishim mes protestueve që dëbuan në mënyrë shembullore Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nga sheshi. Dëbimi i të mësipërmve ua hoqi propaganduesve qeveritarë gurin manipulues të protestës si proces të organizuar dhe mbështetur nga Partia Demokratike.