Kauza për barazi gjinore

Previous
Next

Aktivizmi për kauzën e barazisë gjinore

Lëvizja Bashkë sheh me përparësi çështjen e barazisë gjinore dhe luftën ndaj çdo diskriminimi. Këto synime mund të arrihen vetëm nëse një shtet i demokratizuar arrin që përmes ligjeve t’u kundërvihet me forcë rasteve të dhunës gjinore e identitare, të drejtpeshojë strukturën ekonomike të shoqërisë, si dhe të ndërmarrë fushata të gjithanshme edukuese e ndërgjegjësuese që synojnë të kultivojnë te çdo anëtar i shoqërisë idenë e barazisë dhe respektit ndaj tjetrit. Si pjesë e Organizatës Politike ne jemi përfshirë në këto aksione:

8 mars 2017 – Aksion ndërgjegjësues me grafiti në rrugët e Tiranës

25 shtator 2017 – Protestë para ministrisë së drejtësisë

7 mars 2018 – Mbishkrime ndërgjegjësuese në muret e fasonerive në Kombinat

8 mars 2018 – Protestë me gratë e fasonerisë në Kombinat

28 prill 2018 – Takim me punëtore të fasonerive

8 mars 2019 – Aksion ndërgjegjësues me shkrime në rrugët e Tiranës

8 mars 2020 – Protestë nga kryeministria tek drejtoria e policisë

4 qershor 2020 – Protestë kundër përdhunimit të një të miture

8 mars 2021- Aksion ndërgjegjësues në rrugët e qytetit dhe takim me gratë punëtore në Kamëz

6 mars 2022 – Aktivitet në Log mbi feminizmin

8 mars 2022 – Marshim/ protestë para ministrisë së arsimit

Skip to content