KAUZA E PUNËTOREVE TË FASONERIVE

Sindikata e re

 

Më 8 gusht 2020 u themelua sindikata e re dhe e pavarur në sektorin fason – Sindikata e Punëtorëve të Fasonerive (SPF).  Sindikata aktualisht ka 150 anëtarë dhe është aktive në kryeqytet dhe në Bilisht, ndërkohë që po punohet që sindikata të ketë shtrirje në të gjithë vendin. 

Fitore historike e punëtoreve në Bilisht


Më 6 janar, 2023, Sindikata e Punëtorëve të Fasonerive (SPF) – dega Bilisht – arriti një fitore të jashtëzakonshme dhe historike, duke rikthyer shpresën në organizimin sindikal në vendin tonë.

Më datë 3 janar aktivistet e Lëvizjes Bashkë iu bashkuan grevës dy-ditore të punëtoreve, çka solli mbylljen me sukses të bisedimeve tripalëshe mes Sindikatës, Inspektoratit të Punës dhe pronarit të kompanisë “Toni Oil”. Palët ranë dakord për rinisjen nga puna pas plotësimit të kushteve të vëna nga punëtorët. Rikthimi në punë i kryesindikalistes Mirjeta Mulla, garantimi i lirisë së organizimit sindikal, respektimi i pagës minimale si dysheme e pagave, sigurimi i punëtoreve të pasiguruara, kanë qenë disa nga kërkesat e Sindikatës të cilat janë pranuar.

Kjo është një fitore historike për nga rëndësia për përpjekjen sindikale në vendin tonë. Përpjekja e popullit shqiptar për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin e humbur kalon përmes fitoreve sindikale.

Së fundmi është dorëzuar kërkesa për nënshkrimin e një kontrate kolektive.

Skip to content