DËNOJMË VEPRIMET LUFTËNXITËSE TË REGJIMIT TË VUÇIÇIT NË KUFIRIN VERIOR TË KOSOVËS

Agravimi i gjuhës dhe manovrave militare të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kufirin verior të Kosovës është veprimtari e dënueshme, përveçse e neveritshme.

E dënueshme sepse nëpërmjet bashkëpunimit me forca kriminale dhe shoviniste ai po ndërhyn brutalisht në punët e brendshme të shtetit fqinj, i cili, për më tepër, nuk po ushtron asnjë akt diskriminimi mbi pakicën kombëtare serbe në Kosovë.

E neveritshme sepse gjuha e Aleksandër Vuçiçit është arkaike, dehumanizuese dhe kolonialiste, e ngjashme me retorikën agresive fashistoide që e ka kthyer vazhdimisht Ballkanin në thertore të popujve të vegjël.

Autoritarë, të korruptuar, të paaftë për t’u dhënë drejtësi popujve të tyre dhe për t’u shkëputur nga e historia e gjakut dhe urrejtjes, udhëheqës si Aleksandër Vuçiçi janë rrezik permanent për paqen në Ballkan.

Po aq e patolerueshme sa gjuha e Aleksandër Vuçiçit është edhe sehiri i heshtur i kryeministrit Edi Rama, kryetarëve të shteteve ballkanike dhe faktorit ndërkombëtar, të cilët duhej të dënonin njëzëri riaktualizimin e idesë së luftës në rajon.

Prandaj, duke besuar fort në parimin e paqes midis popujve, është detyrë urgjente e të gjitha forcave përparimtare në Ballkan dënimi i pakompromis i veprimeve dhe gjuhës së Aleksandër Vuçiçit dhe kujtdo tjetër që drejton grykat e tankeve kundrejt fqinjëve.

Skip to content