Në ditën e dytë të mbledhjes së firmave për njohjen e Lëvizjes Bashkë kemi arritur mbi 1000 firma, më shumë se një e treta e firmave të nevojshme. Qytetarë nga më të ndryshmit – punëtorë, pensionistë, të rinj e të reja – na përgëzojnë për iniciativën që kemi marrë dhe firmosin.
Ka edhe shumë prej atyre që me gjysmë zëri na rrëfejnë se do të donin të nënshkruanin, por nuk e bëjnë nga frika se partia-shtet do të pushojë nga puna ata apo të afërmit e tyre. Dikush ka frikë se biznesin e tij të vogël mund ta mbysin me taksa, dikush tjetër druhet për të motrën që punon në administratë.
Do të vijë dita që të gjithë së bashku do të mposhtim frikën nga patronazhistët e Veliajt e të Ramës. Ky është vetëm hapi i parë. Nesër, si përditë, na gjeni përballë Bibliotekës Kombëtare.
BASHKË, le ta thyejmë frikën!