Lëvizja Bashkë uron besimtarët e krishterë Krishtlindje të paqta e të gëzueshme për të gjithë!
Këto janë Krishtlindjet e treta në krizë pas tërmetit, pandemisë dhe rritjes së çmimeve. Në këto tri kriza shqiptarët, të nëpërkëmbur e të vjedhur nga të pushtetshmit, ia kanë dalë me forcat e veta, me punën e palodhur dhe në solidaritet me njëri-tjetrin.
Edhe pse të goditur nga krizat e vazhdueshme, me konsumin në nivelet më të ulëta dhe komunitetin e shkretuar nga emigrimi, sërish ka vend për shpresë. Atë do ta ndërtojmë duke u frymëzuar nga njëri-tjetri dhe nga besimi tek e mira dhe e drejta.
Ne besojmë se buka dhe peshqit që ndahen drejt nuk mbarojnë kurrë dhe se fajdexhinjtë e përzënë nga tempujt janë parakushte për një jetë të re e të lume.
Edhe një herë, gëzuar!