Në 8 dhjetor 2020 i riu Klodian Rasha u vra në derë të shtëpisë nga Policia e Shtetit. Në krye të herës e deklaruan kriminel, më vonë person me probleme psikike. Por ai nuk kishte as armë dhe as probleme mendore. Ato i kishte qeveria dhe policët e saj.
Mijëra të rinj dolën në rrugë për tri-katër net dhe qeveria mobilizoi gjithë forcën e saj, policë dhe civilë, skafandra dhe makineri për ta thyer atë. Qindra të rinj u rrahën dhe u arrestuan.
Dy vite më vonë, me mijëra të rinj shqiptarë, të papunë dhe pa perspektivë, po u hipin gomoneve për të marrë arratinë nga një sistem qeverisës që vrau Klodian Rashën; që vret si me dhunë, ashtu edhe me indiferencë.
8 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Rinisë, u përket të rinjve si Klodian Rasha dhe jo figurave të korruptuara të establishmentit 30-vjeçar që festojnë një ngjarje të cilës jo veç ia kanë tradhtuar çdo ideal, por edhe janë fajtorë për fatin e fëmijëve të “demokracisë”.