PËR MINIMUMIN JETIK NË SHKODËR

Sot aktivistët e Organizatës Politike kanë qenë në qytetin e Shkodrës për të mbledhur nënshkrime për minimumin jetik. Do vazhdojmë të jemi në Shkodër edhe sot mbasdite në pedonale dhe ditën e premte.

Shkodra është një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë, me universitet dhe industri, me popullatë dhe histori, por papunësia dhe varfëria është tejet e lartë. Qeveri pas qeverie Shkodra merr vetëm neglizhencë dhe përmbytje. Ky qytet ka nevojë t’i rikthehet dinjiteti aq shumë i munguar.

Sot paradite kanë nënshkruar qindra qytetarë. Ftojmë të gjithë qytetarët shkodranë dhe simpatizantët e Organizatës Politike të bashkohen me aktivistët tanë në qytet.

#Bashkë

#minimumijetik

Skip to content