NDERIM DËSHMORËVE

Një grup aktivistësh të Organizatës Politike shkuan sot në shenjë nderimi në Varrezat e Dëshmorëve. Ne përulemi përpara sakrificave të të gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun – jo sa për kortezi ceremoniale, por si një rimendim githë i asaj çfarë ishim dhe çfarë dëshiruam të jemi si popull. Ne vumë nga një lule në vendprehjen e çlirimtarëve Margarita Tutulani, Qemal Stafa, Bule Naipi, Vasil Laçi dhe gjithë asaj ushtrie 20-vjeçarësh që dhanë jetën për liri dhe drejtësi shoqërore.

Sot Shqipëria është nën thundrën e një fashizmi ekonomik, ku një grusht oligarkësh e pushtetarësh kanë zaptuar burimet dhe mundësitë ekonomike. Ndërkohë që nëpër botë po rishfaqen retë e zeza të neofashizmit, militarizmit dhe përçmimit të dinjitetit njerëzor.

Sot çdo njeri i ndershëm e ka për detyrë qytetare e patriotike të përpiqet kolektivisht për një Shqipëri të drejtë e një botë të re.

Skip to content