MINIMUMI JETIK NË LEZHË

Prej dy ditësh, dhjetra qytetarë të Lezhës kanë nënshkruar projektligjin për Minimumin Jetik. Nesër është dita e tretë dhe e fundit.

Lezha është një qytet me potenciale të mëdha zhvillimore, por papunësia dhe pagat e ulëta po e shpopullojnë qytetin nga të rinjtë.

Ashtu si pagat, edhe pensionet dhe asistencat sociale janë tepër të ulëta për qytetarët lezhjanë, ndërkohë që kostot e jetesës rriten përditë.

Prandaj, Minimumi Jetik është mëse i nevojshëm, është domosdoshmëri historike.

Falenderojmë përzemërsisht organizatën rinore HANA për mbështetjen e vyer të këtyre ditëve në fushatën e Minimumit Jetik.

Bashkë, gjithçka është e mundur!

#minimumijetik

Skip to content