MINIMUMI JETIK NË FIER

Sot një grup aktivistësh të Organizatës Politike vizituan qytetin e Fierit për të informuar dhe mbledhur nënshkrime qytetarësh për projektligjin e minimumit jetik. Ndonëse ka qenë historikisht një prej zonave më industriale të vendit, qytetarët e Fierit vuajnë si anembanë vendit pasojat e pagave e pensioneve të ulta dhe mungesës së perspektivës sociale, e cila edhe në Fier po shoqërohet me emigrimin masiv të të rinjve.

Bashkë me qytetarët që takuam ishin edhe naftëtarët e Uzinës së Ballshit që na inkurajuan për iniciativën dhe, bashkë me nënshkrimet, na dhanë edhe mbështetje për vazhdimësinë e aksionit tonë politik pas fushatës së minimumit jetik.

#minimumijetik

Skip to content