Dymbëdhjetë mijë gra e burra që presin autobusët te 9-Katëshet e Piazza, që kalojnë nga Biblioteka Kombetare, sanitare që punojnë në të zezë, punëtorë në skelat e kullave përreth dhe shkollarë të rinj kanë nënshkruar masivisht këtë javë për minimumin jetik.
Urbanët e Kamzës, Freskut, Kombinatit, Astirit, Saukut janë ata që e ngrenë çdo mëngjes në këmbë qytetin e Tiranës, por çdo darkë kthehen në shtëpi me punë të pashpërblyer dhe ëndrra të tradhtuara.
Ne, shumica e njerezvë të ndershëm të këtij vendi, duhet të bëhemi bashkë njëzëri për t’i dhënë një kahje të re shoqërisë, një alternativë të re sociale dhe politike, atë të JETËS ME TË DREJTA.
Minimumi jetik është hapi i parë drejt saj.