Prej tri ditësh aktivistë të Organizatës Politike janë përqendruar në hyrje të Panairit të Librit në kuadër të projektligjit për minimumin jetik.
Falënderojmë qindra studentë, familjarë, njerëz të jetës publike dhe admirues të librit që, përmes nënshkrimit, iu drejtuan Kuvendit të Republikës për sanksionimin me ligj të minimumit jetik.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe simpatizantët të bashkohen nesër te Panairi i Librit për të nënshkruar ose për t’u angazhuar për mbledhjen e firmave.
Të gjithë BASHKË!