Pas vizitave të frytshme në Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Fier, aktivistët e Organizatës Politike rinisën në Tiranë mbledhjen e nënshkrimeve për minimumin jetik.
Ndonëse ditë pushimi, sot takuam shumë bashkëqytetarë përballë Bibliotekës Kombëtare. Studente, punëtorë, pensionistë, profesioniste, njerëz të vuajtjeve e pësues të padrejtësive të panumërta na u bashkuan me më shumë sesa nënshkrimin.
Gjendja ekonomike e politike në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Pakënaqësitë rriten, po ashtu edhe kushtet e revoltës dhe mëkëmbjes shoqërore.
Na duhet bashkim, solidaritet, vendosmëri dhe organizim.
Ne mundemi!
Bashkë!