EDHE 1000 NËNSHKRIME

Përveç Shkodrës, sot aktivistët e Organizatës Politike ishin në qendër të Kamzës dhe përballë Bibliotekës Kombëtare për të mbledhur nënshkrime për projektligjin e minimumit jetik. Qytetarë të panumërt na kanë dhënë mbështetje dhe janë solidarizuar me qëllimet tona për mirëqenie dhe drejtësi shoqërore.

Kur e nisëm fushatën nuk e prisnim që kaq shumë qytetarë dhe kaq shpejt do ta përkrahnin këtë iniciativë. Në këtë fushatë na kanë ndihmuar edhe betejat tona të mëhershme politiko-shoqërore – nga angazhimi me studentët e punëtorët te përpjekjet për transportin publik, kundër rritjes së çmimeve etj.

Edhe pak ditë dhe 20.000 qytetarë do të lënë gjurmën e tyre në historinë sociale bashkëkohore të Shqipërisë për një nga të drejtat më të rëndësishme që na mungojnë.

#Bashkë

#minimumijetik

Skip to content