NË VLORË PËR MINIMUMIN JETIK

Ditën e sotme aktivistë, anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Politike ishin në Vlorë për minimumin jetik. Biseduam me qindra studentë, pensionistë, punëtorë, të papunë dhe qytetarë të zakonshëm, të cilët iu bashkuan kësaj përpjekjeje për të rritur sadopak standartin e jetesës.

Vlora është një nga qytetet më të mëdhenj në vend dhe me njëfarë zhvillimi ekonomik prej turizmit. Ama, përtej muajve të verës, edhe ky është një qytet si gjithë të tjerët, ku mbizotërojnë papunësia, punët e keqpaguara, pensionet e pamjaftueshme dhe ndihmat ekonomike që nuk arrijnë as nivelin e lëmoshës.

Situata është edhe më e zymtë për rininë. Si qyteti i Vlorës, ashtu edhe Universiteti “Ismail Qemali”, braktisen përvit e më shumë prej të rinjve të cilët shohin shpresë vetëm në horizontin jashtë vendit.

Për të gjitha këto arsye që mbizotërojnë në çdo cep të Shqipërisë, edhe për qytetarët e Vlorës është domosdoshmëri njohja me ligj e minimumit jetik. Zbukurimet e fasadave dhe projektet korruptivo-propagandistike të Edi Ramës, në fund të ditës, nuk të japin bukë.

Bashkë mund t’ia arrijmë!

#minimumijetik

Skip to content