Sot një grup aktivistësh të Organizatës Politike kanë shkuar në Korçë për të informuar qytetarët dhe mbledhur nënshkrime për projektligjin e minimumit jetik. Interesi i qytetarëve korçarë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të rinj, punëtorë, pensionistë dhe shumë e shumë të tjerë kanë ndarë me ne jo vetëm problemet e panumërta ekonomike e sociale, por edhe dëshirën për drejtësi shoqërore.
Në ditët në vijim do të jemi edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë që qytetarët e Tiranës mund të na bashkohen për të firmosur përballë Bibliotekës Kombëtare.
Minimumi jetik është një e drejtë bazike të cilën na e mohojnë prej dekadash.
Bashkë mundemi!