NJË TJETËR MINATOR U VARROS PËR SË GJALLI.

Një tjetër minator u varros për së gjalli.

Si përherë është burrë ndër të 50-at, sepse të rinjtë masivisht kanë hipur në gomonet për në Angli.

Një tjetër numër, një statistikë në raportet vjetore të të vdekurve në punë.

Inicialet i ka K.L. Dy gërma të alfabetit, si përherë.

Një tjetër hije që u zhduk në heshtje, që hyri brenda malit e nuk do të dalë më kurrë, së bashku me qindra kufomat e shokëve të tij.

Për ta heshtin të gjithë, politikanë e oligarkë, pushtetarë e opozitarë, hesht mali që s’bëzan.

Skip to content