BASHKË PËR MINIMUMIN JETIK

Sot në një prej sallave të Muzeut Historik Kombëtar u mblodhëm bashkë me anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Politike për të çelur fushatën e minimumit jetik. Prej ditës së mërkurë ne do të jemi në shumë qytete të Shqipërisë për të mbledhur 20’000 firma për projektligjin e minimumit jetik, si iniciativë ligjvënëse nga qytetarët.

Minimumi jetik është e drejta sociale më e rëndësishme dhe njëkohësisht më e shpërfillur nga qeveria dhe të gjithë pushtetarët e tri dekadave të fundit. Vetëm bashkimi, organizimi dhe këmbëngulja jonë mund ta materializojnë atë.

Fushata jonë disamujore as mund të kufizohet te mbledhja e firmave dhe as mund të mbarojë me firmosjen e njëzet e ca mijë qytetarëve.

Sot bashkërisht ne shpalosëm vullnetin për ta thelluar dhe zgjeruar veprimtarinë tonë, për të ndërtuar me mijëra bashkëqytetarë infrastrukturën politike të shpresës për një Shqipëri të begatë e me drejtësi shoqërore.

BASHKË do të sendërtojmë aspiratat që deri më sot s’kanë shkuar përtej dëshirave individuale!

BASHKË do të kemi fuqinë për të realizuar atë që është e drejtë!

ASGJË S’MUND TA NDALË NJË IDE TË CILËS I KA ARDHUR KOHA!

+2

Skip to content