3000 NËNSHKRIME PËR 5 DITË

Sot arritëm të mbledhim më shumë nënshkrime se çdo ditë tjetër për projektligjin e minimumit jetik. Në disa pika të Tiranës – nga Astiri te Kodrat e Liqenit, nga Kamza në zonën e 5 Majit – aktivistët e Organizatës Politike ndjenë pulsin e qytetit dhe brengat e pakënaqësitë e qytetarëve.

Jo vetëm kaq: qytetarët na dhanë shpresë e besim, të paduruar për materializimin e të drejtave shoqërore; po mbi të gjitha për Diçka të Re që do ta shembte maskarallëkun e ngritur në sistem politik.

Ne do të jemi të pandalshëm e me përkushtim mes qytetarëve.

#minimumijetik

Skip to content