Dje punëtori 48-vjeçar D.SH humbi jetën duke rënë nga lartësia ku punonte.
Sot 9 gra që punonin në një fabrikë vaji u paraqitën të helmuara në spitalin e Fierit.
Për të dyja rastet, reagimet e policisë vijojnë të mbeten skandaloze.
Për punëtorin u vu nën hetim vetëm inxhinieri, ndërsa për gratë u deklarua se shkaku i helmimit ishte alergjia nga parfumi.
Etja vrastare për fitime të shpejta e pronarëve dhe mungesa e sigurisë në punë vijojnë të lihen në heshtje nga autoritetet.
Përveç varfërisë dhe dëshpërimit, në vendin tonë punëtorët përditë e më pak po konsiderohen si njerëz.
Në qeverinë e oligarkëve nuk ka si të ndodhë ndryshe. Prandaj të gjithë njerëzit e punës duhet të bashkohen për më shumë të drejta dhe dinjitet.
Nëse ky sistem nuk u përket njerëzve që krijojnë pasuri dhe pushtet me punën e tyre, nuk ka arsye të ekzistojë më tej.