Ata që shkatërruan çdo lulishte, park dhe hapësirë sportive për kantiere ndërtimi nuk mund të mburren me Luiza Gegën.
Ata që e lanë Erkand Qerimajn të stërvitet në të ftohtë, uri, harresë dhe pagë minimale nuk mund të mburren me Luiza Gegën.
Ata që braktisën Ilir Sulin në varfëri dhe dëshpërim nuk mund të mburren me Luiza Gegën.
Ata që i shtypën dhuntitë sportive të fëmijëve të Shqipërisë duke i burgosur në beton ku thyejnë këmbët nuk mund të mburren me Luiza Gegën.
Luiza Gega është shembulli i shqiptares së tradhtuar nga shteti i vet, por që me punë dhe sakrifica ia del të çajë në jetë.
Luiza Gega ashtu si mijëra shqiptarë të suksesshëm në botë na tregoi se nuk jemi ne të dështuarit, por qeveria e oligarkëve dhe establishmenti tridhjetëvjeçar.
Dështimi i tyre u ka kushtuar shumë sakrificave, ëndrrave dhe dhuntive të miliona qytetarëve. Prandaj edhe duhet t’i shporrim.
Urime të mëtejshme Luiza Gegës, kampiones më të re të atletikës në Evropë!