Sot në fshatin Rrajcë një burrë i varfër i dha fund jetës. Mjerimi të shumanshëm i ishte shtuar edhe preja e energjisë elektrike, duke ia shtuar terrin një jete plot vuajtje.
I sotmi nuk është rast i përveçëm, por kulmim i një mënyre qeverisjeje që varfëron dhe i nëpërkëmb të varfrit.
Qeveria e Edi Ramës i ka plot duart për oligarkët, të cilët i majm me koncesione, tendera e privilegje fiskale. Po kur vjen puna te të varfrit ka vetëm kërbaçin, i cili një ditë duhet t’i kthehet kokës.
Në kushtet e varfërimit në rritje, miratimi i minimumit jetik do të ishte akti parë i një qeverie të përgjegjshme. Përmes tij çdo qytetar do të kishte mundësi të plotësonte nevojat bazike, ku futet edhe energjia elektrike.