J.A, 7 vjeçe, e ardhur nga Britania bashkë me familjen për të shijuar detin dhe gjuhën e atdheut, rezultoi viktima e radhës e xhunglës në plazhe.
Ashtu si shumë segmente të shtetit dhe ekonomisë, edhe plazhet janë përvetësuar nga të fortët, ortakë me politikanë, policë dhe gjyqtarë.
Ata që të shtypin në rrugë janë po ata që të shtypin në det. Ata që të dhunojnë për nguljen e një çadre janë po ata që e kanë kthyer bregun në Far West skafesh.
Sot shteti shqiptar është i gjunjëzuar përballë mafias, të fortëve, të korruptuarve, kujto që ka një grusht parash të përgjakura.
Rezultati është ky!
Edi Rama nuk mund ta shfajësojë veten me vizita nëpër ceremoni varrimi me 5 kameramanë, por të marrë përgjegjësi politike për veprimet ose mosveprimet e tij.
Ngushëllime familjarëve!