KUNDËR LEKUT TË DROGËS

Gazeta britanike “The Guardian”, në një artikull kushtuar Tiranës, theksoi atë që të gjithë e dimë prej kohësh: kullat që po ngrihen kudo nëpër qytet janë rezultat i parave të drogës.

Referuar raportit të 2020 të “Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”, 1.6 miliardë euro janë shpëlarë në kantieret e betonit për 3 vite në Tiranë.

Rezultati i parave të drogës nuk janë vetëm kullat në qytet. Paraja e drogës ka penetruar në të gjitha sferat e shoqërisë. Paratë e drogës blejnë ligje, deputetë, media, parti politike. Paraja e drogës bën atentate në mes të ditës.

Mirëpo dëmi më i madh i parave të drogës është shkatërrimi i punës dhe shkollës si mjete për një jetë më të mirë dhe frymëzimi i brezave të rinj për t’iu futur rrugës pa krye të kriminalitetit.

Paratë e drogës janë rezultat i një qeverie që nuk do ta pasurojë vendin dhe qytetarin përmes industrisë, teknologjisë, bujqësisë e kulturës, por me një pellg të madh gjaku dhe lotësh.

Paratë e drogës janë shkaku i degradimit të Shqipërisë në një tokë të dhunës, emigrimit dhe pandershmërisë. Modeli i parave të drogës duhet të bjerë, së bashku me qeverinë, oligarkët dhe partitë politike që financohen me to.

Skip to content