AGJENTËT QË SHKATËRRUAN UZINËN

Agjentët sabotues janë kryefjalë e ditës. Po le të flasim për disa agjentë dhe një uzinë të shkatërruar.

Uzina e naftës e Ballshit u ndërtua më 1978 dhe ishte një nga uzinat më të mëdha të naftës në Ballkan. Deri vonë me mbi 1000 punëtorë, ajo mbulonte 30% të tregut.

Por qeveritë e oligarkëve e shkatërruan atë.

Qeveria e Berishës ia fali për qindarka Rezart Taçit, i cili e la peng për 200 milionë euro në bankat azerbajxhanase.

Qeveria e Edi Ramës ia dha Besnik Sulës dhe firmave fantazma, që u zhvatën naftën dhe pagat e punëtorëve, duke mos paguar asnjë taksë.

Në fund, Rama e shembi dhe e shiti për skrap, në funksion të shërbimit ndaj Shefqet Kastratit, oligark dhe monopolist i naftës.

Këtë e bëri në kulmin e krizës, duke i shkaktuar vendit një dëm edhe më të madh se spiunët rusë.

Këta janë pra agjentët e zhvatjes, korrupsionit dhe varfërimit që po e dhunojnë popullin shqiptar më egër se armiqtë e jashtëm, më pa mëshirë se një luftë.

Këta janë agjentët e së keqes që duhet t’i shporrim një orë e më parë.

LEXOJE DHE SHPËRNDAJE!

Skip to content