30 VJET GOMONE JANË SHUMË

Këto janë pamjet e një grupi të rinjsh shqiptarë dhe kurdë që u sulmuan nga policia në veri të Francës.

Sipas shtypit anglez, referuar Zyrës së Emigracionit, vetëm të hënën e kaluar nga 1295 refugjatët e kapur me gomone në brigjet britanike, 700 ishin shtetas shqiptarë.

Aq e madhe është flota e gomoneve plot me të rinj shqiptarë rrugës për Angli, saqë ky është kthyer në problem politik mes dy qeverive tona.

Sekretarja britanike Priti Patel deklaroi sot arritjen e marrëveshjes me policinë shqiptare që së bashku “të idenfikojnë dhe dëbojnë emigrantët shqiptarë në brigjet angleze”.

Për ironi të fatit, përkundër eksodit të viteve ’90, sot po ai shtet që i përzë shqiptarët nga atdheu i tyre do të jetë edhe shteti që i përzë nga toka e huaj. Një qeveri që duhet të jepte dorëheqjen për këtë fyerje, trash zërin ndaj brezave të rinj që marrin arratinë.

Sot më shumë se kurrë duhet të kuptojmë se bregu për të cilin luftojmë duhet të jetë shtëpia jonë, rrugët tona, njerëzit tanë, vendi ynë. Në gomone duhet të hipin ata që e kanë zhvatur këtë vend, jo ne që e mbajmë gjallë dhe në këmbë Shqipërinë!

Skip to content