Tri viktima raportohen nga atentati mafioz në Fushë-Krujë, duke sjellë pamje të pashembullta terrori në shtepitë tona.
Prej kohësh dhuna kriminale është shtrirë me shpejtësinë e murtajës në hartën e Republikës së Shqipërisë. Tanimë krimi ka strukturat, lagjet, qytetet, policët, gjyqtarët dhe deputetët e vet.
Po mbi të gjitha i frikshëm është guximi për të kryer ekzekutime mafioze në një nga akset rrugore me lëvizshmëri të lartë civile e policore.
Ky nivel kriminaliteti nuk është thjesht shkelje ligji, por pasojë e një modeli qeverisës të bazuar te spekulimi, paratë e pista, tregtia e drogës, përfshirja e bandave në politikë, kompromentimi i gjyqësorit etj.
Krimi nuk e ka frikë shtetin sepse qeveria është partnerja e tij. Terrori në rrugë është rezultat logjik kriminalizimit të politikës dhe ekonomisë.
Vetëm qytetarët e organizuar mund t’ia kthejnë normalitetin Shqipërisë.