Shkruan Kristjan Zoto, aktivist i Organizatës Politike:
“SHQIPËRIA VEND PAQEJE DHE ZHVILLIMI EKONOMIK ?!
Shqipëria është vendi me më shumë vrasje për 100 mijë banorë në Europë.
Shqipëria është vendi i parë për trafik dhe prodhim të kanabisit, kokainës dhe heroinës.
Shqipëria është vendi me më shumë vdekje në punë, për numër banorësh.
Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa infrastrukturë hekurudhore.
Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta në Europë.
Shqipëria është vendi i fundit për pensionet në Europë.
Shqipëria është vendi i vetëm ku nuk lejohen të drejtat dhe liritë sindikale në vendin e punës.
Shqipëria është ndër vendet me më pak liri të medias.
Shqipëria është e para për korrupsion në Europë.
Shqipëria është vendi i vetëm që akoma mbas 32 vitesh nuk po arrin të ketë zgjedhje të lira.
Shqipëria në 10 vitet e fundit ka prodhuar mbi 500 mijë emigrantë, e dyta mbas Sirisë.
Shqipëria është vendi i fundit për prodhim në Europë, shkrepset e kashtën i blen nga jashtë.
Shqipëria universitetet, spitalet dhe çdo të mirë publike është duke i shkatërruar.
Shqipëria ka 30 vite që po drejtohet nga 3 njerëz, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Shipëria ka pabarazinë më të lartë në Europë, ku 3% e popullsisë kanë më shumë pasuri se 97% tjetër.
Shqipëria mbase është paqe dhe parajsë për një grup politikanësh, kriminelësh e pasanikësh, por është ferri ku përditë punëtorët, pensionistët, studentët, të papunët përballen dhe përpiqen të arratisen.
Ata 10 mijë veta në shesh nuk janë Shqipëria!
CIRK PA BUKË!”