NJË BOTË MË E MIRË PËR TË GJITHË ËSHTË E MUNDSHME

Javën e kaluar, aktivistë të Organizatës Politike të ftuar nga grupimi “Anametrisi”, morën pjesë në Festivalin e 23-të Antiracist në Selanik dhe Athinë.

Në këto qytete u mbajtën prezantime mbi Organizatën Politike dhe veprimtarinë e saj ndër vite. Gjatë festivalit u takuam edhe me shumë organizata të tjera simotra, me të cilat diskutuam mbi sfidat me të cilat përballen dy shoqëritë tona: kriza ekonomike, ekologjike, racizmi, dobësimi i vazhdueshëm i të drejtave të njeriut, sundimi i oligarkëve etj.

Pjesëmarrës të shumtë ishin edhe punëtorë shqiptarë, shoqata emigrantësh dhe sidomos të rinj, të cilët angazhohen çdo ditë në rrugë, shkolla dhe grupime së bashku me të rinjtë grekë dhe të etnive të tjera për më shumë të drejta socio-ekonomike.

Mes shumë pjesëmarrësve në festival, u takuam edhe me përfaqësues të partisë së majtë parlamentare “MERA 25” në Selanik dhe Athinë, në krye të së cilës është Jani Varufakisi dhe me të cilët zhvilluam biseda të perzemërta edhe në kuadër të bashkëpjesëmarrjes në Internacionalen Progresiste.

Kultura e aktivizmit dhe ideja e solidaritetit janë të domosdoshme për një vend demokratik dhe mbrojtjen e të drejtave të vëna në rrezik.

Skip to content