DY FËMIJË-PUNËTORË BIEN NGA KANTIERI

Dy të rinj 16 dhe 17 vjeç raportohet të kenë rënë nga lartësitë e një qendre tregtare në Tiranë, ku ishin të pajtuar si punëtorë.

Për fat të keq ne nuk kemi arritur të zbulojmë emrat e fëmijëve-punëtorë ndërtimi, as të kompanisë dhe as qendrës tregtare ku punonin. Terri informativ është vazhdim i logjikës shfrytëzuese dhe kriminale, tashmë edhe institucionalisht.

Por sot, me mijëra fëmijë punojnë në të zezë dhe me paga të ulëta. Ata robtohen në resorte duke fjetur nëpër çadra dhe ndërtojnë qendra tregtare pa i vizituar kurrë ato. Ata janë krahu i lirë i punës i Shqipërisë turistike.

Ne dënojmë ashpër shpërfilljen jetëmarrëse të shtetit të oligarkëve dhe shpresojmë për një shërim sa më të shpejtë të dy të rinjve të aksidentuar në kantier.

Skip to content