AMNISTI PËR PASANIKËT E KRIMIT, DHUNË E SHKATËRRIM PËR FUKARENJTË

ot është përvjetori i vrasjes së Paolo Borselino-s, gjykatësit që i shpalli luftë Cosa Nostra-s në Itali, e që për pasojë makina e tij u hodh në erë afër shtëpisë së të ëmës në Palermo. Së bashku me kolegun e tij, Giovanni Falcone-n, i cili ishte ekzekutuar pak muaj më parë, ata morën “Medaljen e artë për vlera civile” pas vdekjes dhe u cilësuan “Heronj të 60 viteve të fundit” nga revista Time.

Në Shqipëri bombat vendosen mes bandave të krimit për larje hesapesh, sepse në Shqipëri askush nuk ka guxuar t’i shpallë luftë krimit në emër të popullit.

Edi Rama është bashkëpunëtori kryesor i krimit të organizuar, i cili po bën të gjitha pëpjekjet për të legalizuar paratë e akumuluara nga droga dhe prostitucioni përmes amnistisë fiskale.

Por çfarë është amnistia fiskale për paratë e krimit?

Paratë e krimit kanë vite që pastrohen në ndërtimet e kullave në Tiranë, ku në vitin 2019 – sipas raporteve të GIATOC – u pastruan rreth 500 milionë dollarë, ku deri në 50% të pagesave për shitjen e apartamenteve bëhet me para në dorë.

Por me sa duket baronët e drogës janë lodhur duke i pastruar në këtë mënyrë dhe bashkë me kryeministrin kanë vendosur që t’i legalizojnë ato para një herë e përgjithmonë.

Amnistia e miliona dollarëve është për kriminelët; për fukarenjtë që presin t’u legalizohet shtëpia njëkatëshe është vetëm ruspa e shkatërrimit.

Ky është shteti i Edi Ramës.

Skip to content