Sot aktivistët e Organizatës Politike hapën një banderolë në stadiumin Arena Kombëtare gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Estoni.
Situata ekonomike në vend po shkon drejt kolapsit, ku 99% e shoqërisë po vuan padrejtësisht efektet e një krize të shkaktuar nga grykësia e oligarkëve dhe korrupsioni i qeveritarëve.
Pakënaqësia është kthyer në mllef dhe mllefi duhet shndërruar në revoltë.
Të gjithë bashkë në protestë!
Askush nuk ka më luksin e të bërit sehir nga larg.
Të mërkurën në orën 18:00 nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.
S’MBAN MË UJË PILAFI!