TIRANA YOUTH CAPITAL CITY ME RRUGËT E PËRMBYTURA NGA UJËRAT E ZEZA

Tiranës, qytetit të kullave, të kulinarisë dhe kozmopolitizmit, të finaleve sportive dhe shesheve me ahengje, i shpërthyen pusetat në rrugët qendrore dhe periferike të qytetit.

Tirana e qindra miliona dollarëve të shpëlara në biznesin e betonit, me kantieret dhe ushtritë e përnatshme të betoniereve, ironikisht nuk ka sistem kanalizimesh të nëndheshme dhe ujërat e zeza janë bërë lumenj nëpër rrugë.

Ky është rezultati i një qyteti që ngrihet me para të zeza, mbi një det njerëzish të varfër dhe të zhvatur, nga propaganda e Erion Veliajt dhe politikat shkatërrimtare të Edi Ramës.

Tirana është pamja më e sinqertë e punëmbaruarve të oligarkëve në krye të shtetit.

Skip to content