Sot u mblodhëm sërish për të kërkuar uljen e çmimeve dhe kundër abuzimeve të pushtetarëve. Qytetarët që morën fjalën e vunë theksin te vështirësitë ekonomike dhe indiferenca e qeverisë ndaj fatit të qytetarëve.
Shqipëria nuk do të dalë nga kriza për sa kohë qeveriset nga kukulla në duart e oligarkëve, të cilët në vend të vizionit të ndërtimit të një ekonomie në shërbim të qytetarëve, mendojnë vetëm si të shtojnë milionat e eurove.
Çmimet pritet të rriten sërish. Vetëm masiviteti dhe vendosmëria e qytetarëve mund ta ndalë degradimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të vendit.