SABOTIMI I RTSH ËSHTË QËLLIMKEQ DHE I DËNUESHËM

Heqja e të drejtës së Radio Televizionit Shqiptar për të transmetuar ndeshjet ku luan Kombëtarja jonë e futbollit është e padrejtë dhe skandaloze. Jo vetëm ngaqë të gjithë ne paguajmë taksë për RTSH-në, por edhe sepse sabotimi i shërbimeve publike është i qëllimshëm dhe paradhoma për privatizimin e tyre.

RTSH-ja supozohet të jetë ekrani i të gjithë qytetarëve, por të varfrit e Shqipërisë janë të zhveshur nga kjo mundësi.

Shqipëria nuk ka një ligj që i jep RTSH eksluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares, si kur luhen brenda, edhe jashtë vendit. Madje edhe në ndeshjet e luajtura në Shqipëri, shpesh herë Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me zyrtarë të kompromentuar, e ka sabotuar Radio Televizionin Shqiptar, duke ua dhënë mundësinë e transmetimit edhe kanaleve private me pagesë, gjë për të cilën FSHF është gjobitur edhe më herët nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sabotimi i institucioneve publike nga ata që paguhen për t’i mbojtur është cenim i shumicës së qytetarëve dhe tregues se vala shkatërrimtare e politikës së koncensioneve rrezikon seriozisht edhe RTSH.

Njësoj si me RTSH është vepruar edhe me spitalet, shkollat, uzinat, minierat, portet, aeroportet dhe rrugët e Shqipërisë.

Ndal uzurpimit privat të vlerave të përbashkëta!

Kombëtarja është e të gjithëve!

Skip to content