QEVERIA E OLIGARKËVE RRIT ÇMIMIN E NAFTËS

258 lekë për litër është çmimi i ri i naftës i përcaktuar nga Bordi i Transparencës. Çmimi më i lartë i naftës në vendin më të varfër të rajonit e më tej.

Bordi i Transparencës më shumë se një institucioni publik në mbrojtje të qytetarëve, i shëmbëllen një karteli sekret mes oligarkëve dhe miqve të tyre në qeveri.

Sipas INSTAT-it, edhe çmimet e ushqimeve dhe qirave kanë pësuar rritje të ndjeshme për ekonomitë tona familjare. Sot shqiptarët hanë më pak dhe shpenzojnë më shumë. Inflacioni është më i larti në dy dekadat e fundit.

Ndëkohë që kriza po falimenton mijëra biznese dhe fermerë të vegjël, kryeministri sigurohet që të subvencionojë me dhjetëra milionë dollarë për biznesmenët e mëdhenj të rrugëve.

Kriza me gjasë do të thellohet edhe më tej. Nëse ne nuk dalim bashkërisht në rrugë, jetesa do të bëhet më e papërballueshme, kurse oligarkët dhe qeveria do të na zhvatin edhe monedhat e fundit në xhep.

Ne nuk mund ta lemë jetën tonë në mëshirën e një qeverie që u shërben deri në perversitet interesave të një grushti oligarkësh në kurriz të tre milionë qytetarëve.

Skip to content