NE KËRKOJMË SHËNDETËSI PUBLIKE QË FINANCOHET NGA SHTETI

Qeveria e Ramës përgatit goditjen fatale edhe ndaj atij që ngelet bastioni i fundit i institucioneve publike: shëndetësisë.

Pas privatizimit të të gjitha pasurive minerare të nëntokës, burimeve ujore, plazheve e pyjeve, si dhe pas tentativës së dështuar me reformën privatizuese në arsimin e lartë, Rama synon tashmë të privatizojmë edhe shërbimin shëndetësor publik.

Parimi është gjithnjë i njëjti: kush paguan, merr shërbimin – kush s’paguan, vdes.

Këtë synim qeveria tenton ta mbulojë me terma si “autonomia spitalore” e duke thënë se ata që do paguajnë do marrin “trajtim preferiancial”.

Ajo që pritet të ndodhë, megjithatë, është që pavjonet do konkurrojnë me njëri-tjetrin për të tërhequr sa më shumë pacientë (lexo: klientë) që do “dëshirojnë” trajtim preferencial. Mjekët do mund të ushtrojnë aktivitet privat brenda ambienteve të spitaleve publike, dhe një numër gjithnjë e më i reduktuar shërbimesh do ofrohen falas – me një cilësi gjithnjë e më të dobët.

Qeveria e Ramës, e këtij neoliberali të paepur, edhe këtë herë po tenton që shtetin ta zhveshë nga përgjegjësia e bërjes funksionale të një institucioni publik. Shteti i Edi Ramës ka para vetëm për PPP-të e oligarkëve – për çdo shërbim që ofrojnë institucionet publike, populli duhet të paguajë.

Boll më! Në kërkojmë që institucionet publike të funksionojnë si të tilla. Kujdesi shëndetësor është një e drejtë themelore dhe jetike e çdo individi. Ai nuk mund t’u ofrohet vetëm atyre që kanë mundësinë për ta blerë atë.

Skip to content