265 lekë për litër është çmimi i ri i naftës i caktuar nga bordi i Edi Ramës dhe oligarkëve të hidrokarbureve.
Që prej të hënës dhe deri të enjten, kur kudo jehonte lajmi për protesta, bordi nuk u duk asgjëkundi. Sot ai u shfaq me tërë arrogancën e tij.
Qytetarë, heshtja dhe indiferenca është e kushtueshme. Ajo i jep zemër oligarkut, spekulantit dhe shtetarit të korruptuar për të zhvatur edhe më tej paratë tona.
Këto kohë, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi vigjilentë, të organizuar dhe me mendjen e ndarë për të dalë masivisht në rrugë.
Emigrimi, kursimi, demoralizimi nuk janë alternativa. Alternativa është kundërpërgjigja kolektive e qytetarëve të revoltuar.