HANI, PINI DHE RRËMBENI

Sot aktivistët e Organizatës Politike shkuan t’u kujtojnë të korruptuarve që po organizojnë Konferencën Kombëtare Antikorrupsion të vërtetën e qeverisjes së tyre. Nuk ka turp më të madh sesa hajdutët me kollare – nga Edi Rama e poshtë – të japin mend se si luftohet korrupsioni.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra dhe të keqqeverisura të Evropës, me pushtetarë që ndajnë me oligarkët pasurinë tonë të përbashkët dhe na kanë zhveshur nga çdo e drejtë ekonomiko-shoqërore.

Po ne nuk do të ulim kryet. Nesër në orën 18:00 nisim protestën popullore kundër rritjes së çmimeve dhe abuzimit qeveritar.

Nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

Bashkohemi!

S’MBAN MË UJË PILAFI!

Skip to content