Sipas statistikave të Eurostatit, mbi 50% e fëmijëve (deri nën 18 vjeç) rrezikojnë seriozisht varfërinë, ndër të cilët mbi 300.000 fëmijë janë anëtarë të familjeve me të ardhura minimale.
Po kështu, numri i fëmijëve në situatë rruge dhe drejt rrugës së kriminalizimit, të abuzuar si punëtorë në të zezë dhe të dalë nga bankat e shkollës analfabetë, rritet me shpejtësi nga dita në ditë.
Varfëria, diskriminimi, pashpresa e përhapur edhe te fëmijët po e bën fukarallëkun të trashëgueshëm nga brezi në brez, gjë që është rrënuese për shoqërinë shqiptare.
Varfëria e këtyre fëmijëve nuk është çështje e fatit të keq, por e atyre pushtetarëve dhe oligarkëve që, duke përvetësuar pasuritë e përbashkëta, kanë siguruar parajsën e stërnipërve me ferrin e të gjithëve ne.
Ata që vodhën të djeshmen e prindërve tanë dhe të tashmen tonë, duan të vjedhin edhe të nesërmen e fëmijëve tanë.
Edhe sa do të durojmë?!