Dëshmorët e falën jetën e tyre që fëmijët të shkollohen, por sot shkolla publike është shkatërruar nga punësimet partiake, abuzimi, analfabetizmi, arratia në azile.
Dëshmorët e falën jetën e tyre për një vend që mbjell, korr, ndërton, fuqizohet, por sot fushat janë djerrë, malet të gërryer nga guroret, lumenjtë në hidrocentrale, qytetet e shpopulluara.
Dëshmorët e falën jetën e tyre për një shtet si realizim i aspiratave morale, por sot shteti ynë sillet me qytetarin si një shtet pushtues e armik.
Dëshmorët e falën jetën e tyre për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, por sot 50% e popullit tonë jeton në varfëri dhe krizë ekzistenciale.
Dëshmorët e falën jetën e tyre që të kujtohen nga njerëz të virtytshëm, por sot ata nderohen nga njerëzit që ëndrrat e tyre i shitën për skrap si Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj e Ilir Meta.
Këtë 5 Maj ne nuk duam t’i kujtojmë dëshmorët e atdheut me elozhe të zbrazëta, por me ëndrrat e tyre të tradhtuara. Është kjo shkelje e sakrificave të brezave që na zemëron dhe na shtyn t’i përqafojmë edhe më bindshëm idealet e tyre.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Poshtë shkatërruesit e tij!