Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nisi protesta për të drejtat ekonomike e shoqërore që pushtetarët dhe oligarkët na i kanë shkelur.
Në protestë ngritën zërin minatorë, naftëtarë, punëtore fasonerish, punonjës call center-i, taksistë, studentë, pensionistë e shumë qytetarë të pakënaqur me gjendjen ekonomike dhe papërfaqësimin politik.
Protestat tona nuk do të ndalen në këtë ditë simbolike. Së shpejti do të bëhemi aq shumë, sa për të tronditur themelet e shtypjes dhe padrejtësisë shoqërore.
Mendjet bashkë, zemrat bashkë!
E ardhmja është e të gjithëve!