TAKIM ORGANIZATIV PËR 1 MAJIN

Mbrëmë u mblodhëm në Logun e Shkëndijës me anëtarët më të rinj të Organizatës Politike – studentë, punëtorë e profesionistë të anëtarësuar në OP gjatë javëve të fundit të aktiviteteve për Kartën Sociale.

<犀利士 !– wp:paragraph –>

Gjatë takimit u theksua nevoja për të mobilizuar të gjitha forcat vitale të shoqërisë për ta shndërruar 1 Majin në një ditë të madhe proteste, ku njëzëri do të kërkojmë masa reale për përballimin e krizës ekonomike dhe drejtësi shoqërore.

Shqipëria do të ndryshojë, duan apo s’duan ata që e qeverisin duke vjedhur dhe ata që pasurohen në kurrizin tonë. Është detyra jonë qytetare që ndryshimi të marrë trajtën e aspiratave më të larta shoqërore.

Në 1 Maj të gjithë bashkë!

KOHA NUK PRET MË!

#1MajiNaBashkon

Skip to content