NË KOMBINAT PËR 1 MAJIN

Dje pasdite aktivistët e Organizatës Politike zhvilluan një takim me punëtorë, pensionistë, studentë dhe qytetarë të Kombinatit. Diskutuam për gjendjen e rëndë ekonomike dhe mungesën e të drejtave në punë.

Kombinati është një prej lagjeve punëtore të Tiranës, në të cilën shfrytëzimi në punë shoqërohet me shpërfilljen e shtetit dhe degradimin e shërbimeve publike. Ky nuk është fatalitet, por produkt i qëllimtë i politikave të pasurimit të pushtetarëve dhe oligarkëve.

Ndaj 1 Maji duhet të na bashkojë të gjithë në protestë, nga çdo lagje e Tiranës dhe vend pune në vendin tonë.

#1MajiNaBashkon

KOHA NUK PRET MË!

Skip to content